Finlandë-Spanjë, formacionet e mundshme
Një prej grupeve më të fortë të Eleminatoreve për "Brazil 2014" është Grupi I, i cili edhe pse me 5 ekipe ka dy super-fuqi futbolli brenda: Spanjën dhe Francën. Kampionët e Europës dhe Botës kanë pas 5 takimesh 11 pikë, 1 më shumë se "Gjelat" e Didier Deschamps dhe njëra prej tyre duhet të luajë Play 0ff-in për të shkuar në Brazil vitin tjetër.

Spanjollët vizitojnë sit Finlandën, ku në orën 20.30 do të luajnë sfidën përballë vendasve, një ndeshje sa delikate aq edhe e rëndësishme.

Del Bosque pritet të luajë me skemën 4-3-3 ku në brendësi do të ketë 5 lojtarë të Barcelonës, mes të cilëve spikat portieri Victor Valdes, i cili do të ulë në stol Iker Casillas. Por bie në sy mungesa e Busquets në mesfushë, i cili zëvëndësohet nga lojtari i Atletico Madrid, Mario Suarez. /albeu.com/

Ja formacionet e mundshme:

Finlanda: (4-4-2) Menp; Toivio; Tainio; Moisander; Raitola; Riski; Arkivuo; Eremenko; Hmlinen; Pukki; Ring. Tr: M.Paatelainen.

Spanja (4-3-3): Valdes; Arbeloa; Albiol; Ramos; Alba; M.Suarez; Xavi; Iniesta; D.Silva; Cesc; Villa. Tr: V.Del Bosque
Shtuar më 06/09/2013, ora 12:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori