Fino i përgjigjiet Dukës: Nuk është e vërtetë që jam tërhequr nga ankimimi në CAS
Ish-kandidati për president të FSHF-së, Bashkim Fino, ka reaguar pas fjalëve të thëna nga presidenti në detyrë, Armand Duka, se në dijeninë e tij Fino kishte tërhequr ankimimin nga CAS-i.

Në një deklaratë Fino u shpreh: “Nuk është e vërtetë që jam tërhequr nga ankimimi në CAS. Po pres vendimin e tyre dhe jam i vendosur ta çoj deri në fund këtë çështje. Gjykata nuk i regjistroi zgjedhjet, drejtuesit e FSHF-së janë jolegjitim dhe zgjedhjet në FSHF-së do të ribëhen”, përfundoi Fino.

Kujtojmë që Bashkim Fino ishte rivali i Armado Dukës për zgjedhjet presidencilae në Federatën e Futbollit të Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2018, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori