Fino: Nuk ka asnjë sponsorizim nga politika
Pëlqej
Kandidati për kreun e FSHF-së përballë presidentit aktual, deputeti Bashkim Fino ka shpjeguar edhe mantelin e tij politik.

“Nuk ka asnjë sponsorizim nga politika. Nëse ju doni që t’i hyjmë historikut dhe të flasim, unë kam lexuar, kam studiuar, kam folur edhe me drejtuesit e UEFA-s”. tha Fino

“Sot keni presidentin e futbollit francez, presidentin e futbollit gjerman, të dy të ardhur nga politika. Pas 20 vitesh në politikë janë kthyer të drejtojnë futbollin. Ku është mëkati nëse unë kam qenë 20 vite deputet dhe s’jam pjesë e qeverisë, të vij e të kandidoj me një platformë dhe, nëse votëbesohem, të jem nesër një president në funksion të futbollit për të mirën e futbollit dhe një avokat i futbollit?”. u shpreh Fino. /albeu.com/

Shtuar më 18/01/2018, ora 22:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori