Fiorentina eliminon Atalantan, Cutrone debuton gol (VIDEO)
Me një ndeshje të çmendur, Fiorentina ka arritur të eliminojë Atalantan duke kaluar në çerekfinale, ku përballë do të ketë Interin.

Patrick Cutrone do të kthehet në "San Siro"-n e tij, sërish përballë zikaltërve, nga derbi i Kupës së Italisë dy vite më parë, kur pikërisht eliminoi Interin.

Sulmuesi italian shënoi pas 11 minutash ndaj ekipit të Gasperinit, teksa më pas në pjesën e dytë Ilicic kthehu barazpeshën, deri kur Pezzella doli me karton të kuq.

U mendua se për vjollcët gjithçka do të mbaronte, por Lirola gjeti golin e 2-1 dhe deri në fund vjollcët u mbrojtën dhe morën këtë kualifikim.

Atalanta largohet kështu, bashkë me Gjimshitin (luajti titullar). Skuadra e Gasperinit ishte finaliste e sezonit të shkuar.

Shtuar më 15/01/2020, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori