Fiorentina kërkon zëvendësues për Gomez
Fiorentina ka filluar të kërkojë zëvendësues për Mario Gomez pas lëndimit që pësoi në takimin e të dielës kundër Cagliarit.

I pari në listën e zëvendësuesve është ish-sulmuesi i Lazios dhe Interit Tommaso Rocchi, i cili është një alternativë lehtësisht e realizueshme duke qënë se futbollisti nuk është nën kontratë me asnjë klub.

Duke parë se merkato është e mbyllur për Andrea Della Vallen është e vështirë të gjëj zëvendësuesin ideal të sulmuesit gjerman. Megjithatë duke hedhur një vështrim të shpejtë, është menduar si zgjidhja e menjëherëshme afrimi i Rochit i cili ka përvojën e duhur për të ndihmuar skuadrën edhe në kompeticionet europiane. Një tjetër opsion vjen dhe nga skuadra e të rinjve të Fiorentinës, është djaloshi Rebic ai që shihet si alternativë, teksa vetë Montella po mendon të aktivizojë më shumë sllovenin Iliçiç, sigurisht duke marë parasysh dhe ndryshimin e modulit të lojës. E sigurtë është që Fiorentina do ta ndjejë mungesën e një sulmuesi me peshë, teksa barra do të bjerë e gjitha mbi Giusepe Rosin.
Shtuar më 16/09/2013, ora 15:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori