Fiorentina nuk rinovon me Sousën, ja ku mund të largohet
Fiorentina me shumë mundësi do ta humbasë Paulo Souzën për sezonin e ardhshëm. Raportet mes trajnerit portugez dhe drejtuesve nuk janë aq të mira ndërsa edhe kontrata që skadon në qershor nuk duket se do të rinovohet.

Ëolfsburgu është ekipi që po insiston më shumë për ta marrë për sezonin e ardhshëm 46-vjeçarin, por nuk përjashtohet as mundësia që ai të marrë drejtimin e Juventusit nëse largohet Allegri.

Souza është në sezonin e tij të dytë te Fiorentina dhe jo pak herë ka patur përplasje me klubin për merkaton dhe rezultatet e skuadrës.
Shtuar më 22/02/2017, ora 11:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori