Fiorentina shenon fitore ndaj Udineses
Pëlqej
Albeu.com
Dy gola të Montolivos dhe nga një të Mutu dhe Gilardinos, i kanë sjellë Fiorentinës fitoren prej 4-2 në derbin e Serie A përballë Udineses.
Pjesa e parë i pa në disavantazh të zgjedhurit e trajnerit Cesare Prandelli, por të cilët dominuan pjesën e dytë duke shënuar një fitore të rëndësishme.

Flores ishte autor i golit të parë për Udinesen, pas pothuaj gjysmë ore lojë (29’), ndërsa violat arritën të barazojnë vetëm shtatë minuta pas fillimit të pjesës së dytë me golin e sulmuesit rumun Adrian Mutu nga penaltia (52’).

Avantazhin e parë për Fiorentinën e solli mesfushori italian Riccardo Montolivo me golin e shënuar në minutën e 63-të. I njëjti lojtar shënoi edhe golin e dytë të tij 12 minuta para fundit të ndeshjes (78’).

Një minutë më vonë, Gilardinho fundosi shpresat e mysafirëve duke shënuar golin e katërt për vendasit (79’), ndërsa gjithë çfarë mundi të bëjë Udinese ishte në ngushtojë epërsinë në 4-2, falë një goli të Antonio Di Natale nga penaltia, shtatë minuta para fundit të ndeshjes (83’).
Shtuar më 23/11/2008, ora 04:16
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori