Firmino e Coutinho festojnë së bashku në clab, po rikthehet braziliani te Liverpooli? (FOTO LAJM)

Philippe Coutinho ka qenë i ftuari special mbrëmë në një festë të organizuar nga Roberto Firmino. Sulmuesi i Liverpooli organizoi festën në qytetin e tij në Brazil, Maceio.

Prania e Coutinhos ka rritur gjasat për rikthimin e tij te Liverpooli. Raportohet se ylli i Barcelonës po e dëshiron me çdo kusht kthimin te skuadra e Klopp pasi ka dështuar të tregojë veten te Barcelona.

Firmino thuhet se mbrëmë e ka bërë rolin e agjentit duke i jepur arsyet se pse Cou duhet të kthehet në Anfield.

Të hënën agjenti i lojtarit të Barcelonës ka rritur gjasat për rikthimin e Coutinhos duke thënë se dëshira e tij mbetet Liverpooli
Shtuar më 17/07/2019, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori