Firmino me statistikë të frikshme kundër Arsenalit
Roberto Firmino shkëlqeu sot në fitoren 5-1 të Liverpool ndaj Arsenalit.

Sulmuesi brazilian realizoi tri herë për skuadrën e tij, duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për tri pikët.

Braziliani ka realizuar tetë gola në të gjitha përballjet kundër Arsenal në Premier League.

Ai gjithashtu në këto përballje ka regjistruar edhe 3 asistime, gjë që tregon se Arsenal janë kundërshtarët e preferuar të tij.

Vetëm Robbie Fowler ka më shumë gola kundër Arsenal sesa Firmino (9). /albeu.com/
Shtuar më 29/12/2018, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori