Firmos Conte: Krenar që do drejtoj Italinë (FOTO-VIDEO)

Pëlqej
"Nuk mund të mos them se jam i emocionuar sepse mendoj se sot në vendin tim mund të ishin të gjithë trajnerët e botës dhe të përfaqësosh Italinë që me Brazilin është mes kombëtareve më të rëndësishme. Kemi katër yje dhe vetëm kjo e justifikon emocionin tim.

Këto janë fjalët e Antonio Contes, teknikut të ri të Italisë, gjatë konferencës për shtyp në "Parco dei Principi" në Romë ku hodhi edhe firmën mbi kontratë.

Bashkë me të ishte edhe presidenti i ri i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio.

Ish tekniku i Juventusit firmosi një kontratë 2-vjeçare nga e cila do të përfitojë rreth 3,5 milionë euro në vit. /albeu.com/

Shtuar më 19/08/2014, ora 12:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori