Firmosi me Chelsea, këto janë fjalët e para të Timo Werner
Gjermani ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me skuadrën londineze, ka njoftuar klubi.

Chelsea ka paguar 53 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së lirimit të Werner, i cili do të fitojë më shumë se 10 milionë euro në sezon në Angli.

"Jam i lumtur që po nënshkruaj me Chelsean, është një moment shumë krenar për mua që po i bashkohem këtij klubi të shkëlqyeshëm".

"Mezi pres sezonin e ardhshëm, t’i bashkohem shokëve të rinj të skuadrës, menaxherin tim të ri dhe natyrisht tifozët e Chelseat", tha 24-vjeçari
Shtuar më 18/06/2020, ora 12:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori