Fitoi Champiosin me Chelsea, Di Mateo kërkon një mundësi të re
Pëlqej
Roberto Di Matteo është gati të rikthehet në stol. Trajneri italian që në vitin 2012 fitoi Champions League me Chelsea, është pa skuadër që prej Tetorit të 2016-tës, pas përfundimit të eksperiencës me Aston Villa.

Ish-lojtari, në një intervistë për mediat britanike deklaroi se ka marrë shumë oferta gjatë muajve të fundit dhe se është thjesht çështje kohe që të marrë drejtimin e ndonjë klubi.

Di Matteo theksoi se pas 1 viti pushim, e ndjen të nevojshme rikthimin në detyrë. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2017, ora 11:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori