Fitoi duelin me Justin Gaethje, Khabib përfundon në spital
Presidenti i UFC, Dana White, ka zbuluar se cila ishte gjendja e Khabib Nurmagomedov pas duelit me Justin Gaethje.

Khabib Nurmagomedov ka thyer këmbën dhe është dërguar në spital, edhe pse ishte fitues i këtij dueli.

"Mendoj se ai ka thyer dy gishtat e këmbës, një kockë dhe këmbën e tij", ka thënë White pas ndeshjes.

"Kjo është ajo që më kanë thënë nga këndi i tij", shtoi presidenti i UFC.

Khabib, edhe pse i pamposhtur në 29 ndeshje dhe në një formë të lartë, njoftoi mbrëmë se do të pensionohet nga MMA.
Shtuar më 25/10/2020, ora 08:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori