Fitoi "Këpucën e Artë" në Kategorinë Superiore, Nuabueze bën dedikimin prekës
Sulmusit të Laçit, Kirian Nuabueze, iu dorëzua ditën e sotme në ambientet e FSHF-së, trofeu “Këpuca e Artë”, pasi u shpall golashënuesi më i mirë i sezonit 2019-2020, duke shënuar plot 24 gola.

“Këpuca e Artë” iu dorëzua sulmuesit nga Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku. Ndërkohë në prononcimin për faqen zyrtare të FSHF-së, Nuabueze, bëri një dedikim prekës, teksa ky trofe shkoi veccanërisht për vëllain e tij që ka ndërruar jetë.

“Ndihem mirë, mendoj se gjithçka që kisha parashikuar në fillim të sezonit të bëja, funksionoi në mënyrë perfekte për mua. Ky është një lloj dedikimi për familjen time dhe veçanërisht për vëllain tim që ka ndërruar jetë dhe kjo këpucë e artë është për të.

Niveli është i mirë, jam i lumtur këtu dhe ndihem rehat kur luaj në këtë ligë.

Mendoj se është një çmim i përbashkët, si skuadër, është një histori për Laçin, mendoj se çdokush ishte shumë entuziast që diçka e tillë e madhe të ndodhte këtë sezon, jam i lumtur.

Është një çmim individual por mendoj edhe si skuadër pasi ka bërë shumë mirë”, u shpreh sulmuesi i Laçit.
Shtuar më 24/08/2020, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori