Fitoi medalje ari në Beograd, ja shpërblimi që do të marrë Smajlaj
Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla, ka pritur kampionin e Evropës në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj. Ministrja ka vlerësuar talentin shkodran, duke theksuar se për të do të ketë dhe një shpërblim.

“Ne do të mbështesim me zemër dhe jo vetëm, në mënyrë që ti të vijosh stërvitjen dinjitoze, e pse jo, të shpallesh edhe kampion bote. Na ke dhënë një shtysë të fortë që të bëjmë edhe më shumë për sportin”, tha ministrja Nikolla.

23-vjeçari do të marrë një shpërblim prej 4 milionë lekësh, por kjo do të ndodh pasi të përgjigjet e analizës së dopingut, e cila ka një afat rreth 2 javë pas garës. /albeu.com/



Shtuar më 09/03/2017, ora 15:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori