Manchester Unitedi ka barazuar një
rekord që nuk ishte arritur që nga gushti i vitit 1993.
Me fitoren në udhëtim të Evertoni, "Djajtë e Kuq" numërojnë shtatë
fitore radhazi si mysafirë.
Kjo formë e mirë si mysafirë ka bërë që të barazohet rekordi i vitit 1993, të cilin e kishte arritur Sir Alex Fergusoni,
Unitedi në shtatë ndeshjet e fundit ka mposhtur skuadrat, si
Brighton, Aston Villa, Crystal Palace, Leicester City,
Brighton përsëri, Newcastle dhe Everton, derisa i nevojitet edhe një
fitore që të thyejë këtë
rekord historik.
Sidoqoftë, skuadra e Ole Gunnar Solskjaer nuk është duke arritur të fitojë në shtëpi, ngase në katër ndeshjet e fundit të zhvilluar në “Old Trafford” ka regjistruar tri humbje
radhazi dhe një barazim.
Shtuar më 08/11/2020,
ora 08:20