Fitoi ndaj Marseilles, Lazio: Besuam te kualifikimi
Pëlqej
Skuadra e Lazios arriti të siguronte kualifikimin për në fazën me eliminim direkt në Ligën e Europës pas fitores së sotme me skuadrën e Marseilles.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Inzaghi fitoi me rezultatin 2 me 1 dhe Strakohsa ishte vendimtar me një pritje në fund që e shpëtoi skuadrën e tij nga goli i barazimi.

Ndërsa pas ndeshjes Strakosha foli për “Sky Sport 24” ku tha: “Asnjë nuk e priste, ne besuam në kalimin e raundit, dhe për fat të mirë së pari erdhi kualifikimi. Ne bëmë një lojë të madhe sot, mund të bëjmë më mirë se vitin e kaluar kur erdhëm në çerekfinale, gjithçka mund të ndodhë, por jo përgjegjësia për të thënë “ne arrijmë në finale”.
Shtuar më 08/11/2018, ora 21:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori