Fitojmë në Dortmund dhe sigurojmë titullin
Presidenti i Bajernit të Mynihut, Uli Hënes, nuk ka arsye të dorëzohet përballë rivalit të tij, Borusias së Dormtundit. Duke analizuar me vëmendje ecurinë dhe kthesën e lojtarëve bavarez, kreu i klubit përgëzon të tijtë dhe parashtron zgjidhjen për ta fituar titullin kampion.

Teksa kajzeri Franc Bekenbauer i falet formës së Shalkes për t’i ndalur kampionët në fuqi në sfidën e ardhshme mes tyre, Hënes del në përfundim se rezultati më 11 prill në “Sinjal-Iduna-Park” do të jetë vendimtar për të përcaktuar fatin e kampionit të ardhshëm. “Besoj se kemi shumë shanse për t’ia dalë mbanë në kampionat. Për të mos thënë të sigurt, po u jap një shans rivalëve tanë të vendosin fatin e tyre më 11 prill.

Nëse do fitojmë ne në Dortmund, më pas vjen dita e së vërtetës dhe e realizimit të qëllimeve tona. Për mua aty vendoset titulli. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh para, apo pas asaj sfide. Mendoj se përqendrimi dhe vëmendja është më e madhe te ne, edhe pse marrim pjesë në të tria kompeticionet, si në Champions, kupë dhe kampionat”, – deklaroi presidenti Uli Hënes. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2012, ora 17:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori