Fitojnë 3-0 dhe shpërblehen me stërvitje në katër të mëngjesit
Ata mundën skuadrën e Granit Xhakës dhe u shpërblyen me një stërvitje në 5 të mëngjesit (Foto). Hamburgu mori një fitore të madhe në shtëpinë e Borussia Moenchengladbach, me rezultatin 0:3.

Për t’u kthyer në Hambrug me autobus, skuadra bëri gati pesë orë udhëtim (429 km). Ishte ora 04:00 e mëngjesit, dhe lojtarët e Hamburgut filluan stërvitje e cila vazhdoi deri në 05:00.

“Sigurisht që kjo nuk ishte një dënim, por një shpërblim. Nëse djemtë do të shkonin në shtëpi, pas pak ore gjumë do të duheshin të vinin në stërvitje, ndaj ne zhvilluam këtë stërvitje për t’i lënë më të lirë në fundjavë”, deklaroi trajneri i Hamburgut, Bruno Labbadia. /Albeu.com/
Shtuar më 13/09/2015, ora 12:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori