Futbollistët e Bayernit kanë fituar ndaj Hoffenheimit me rezultat 2:0 në kuadër të xhiros VII të Bundesligës, ndërsa fitore bindëse me rezultat 3: 0 kanë shënuar Schalke dhe Freiburg.
Bavarezët kanë shënuar fitoren e shtatë në këtë kampionat me golat e Ribery në minutat 19 dhe 48.
Schalke ishte e sigurt në ndeshjen kundër, të cilin e mundi me rezultat 3:0. Ekipi nga Gelzenkirheni avantazhin e ka shënuar në minutën 33 nëpërmjet Farfanit, ndërkohë që në fillim të pjesës së dytë të lojë rezultatin e ka dyfishuar Afelaj dhe rezultatin e ka vulosur Huntelar në minutën 58.
Bayerni ruan kreun e tabelës me 21 pikë, i ndjekur nga Eitracht Franfurt me 16 pikë (dhe një ndeshje pak) dhe Schalke me 14 pikë.