Fitojnë Chelsea dhe Arsenal, barazim në derbin e Manchesterit (VIDEO)
Pëlqej
Java e 12 e kampionatit anglez të futbollit ka sjellë në skenë derbin e Manchesterit, një derbi me shumë emocione por pa gola. Janë ndarë në barazim dy skuadrat nga Manchesteri pa mundur ti marrin dot një rezultat më të mirë njëra-tjetrës. Chelsea ka gjetur fitoren pas humbjes kundër Liverpoolit të dielën. Blutë kanë fituar me rezultatin e ngushtë 1-0 në fushën e tyre kundër Fulhamit. Golin e tre pikëve për Chelsean e ka shënuar Essien në minutën e 30 të pjesës së parë.

Aston Villa ka mundur Blackpoolin me rezultatin 3-2. Newcastle është mundur në fushën e tij nga skuadra e Blackburnit me rezultatin 1-2. Arsenali ka mposhtur Wolverhamptonin në fushën e këtij të fundit me rezultatin 2-0 ndërsa Liverpooli nuk përsëritet dot pas fitores me Chelsean. Djemtë e Hodgson nuk kanë arritur më shumë se barazimi 1-1 kundër Wigan. Barazim 1-1 kanë përfunduar edhe sfidat Everton-Bolton, Reading-Cardiff ndërsa West Ham-West Bromwich ka përfunduar 2-2. (albeu.com)


GOLAT:

Fulham 0 - 1 Chelsea
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/TDkiVDautq8dLzgzO8EZ/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>

Manchester United - Manchester City
<embed src="http://rd3.videos.sapo.pt/play?file=http://rd3.videos.sapo.pt/TaDopA9GD9MMGz6qhTJl/mov/1" type="application/x-shockwave-flash" allowFullScreen="true" width="480" height="400">embed>
Shtuar më 10/11/2010, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori