Fitojnë Interi dhe Milani, dështon Roma (VIDEO)
AC Milan 2 : 0 Cagliari


Chievo 0 : 2 Inter
Stephan El Shaarawy (AC Milan)
Milani dhe Interi kanë shënuar fitore në takimet e zhvilluara të mërkurën mbrëma në Serie A.

Milani ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndërsa me po të njëjtin rezultat fitoi edhe Interi kundër Chievos.

Për Milanin të dy golat i shënoi Stephan El Shaarawy (15' dhe 82’).

Ndërsa për Interin shënuan Alvaro Pereira (43’) dhe Antonio Cassano (74’).

Në ndeshjet tjera, Napoli ka shkatërruar me rezultat 3-0 Lazion në San Paulo, ndërsa Roma përsëri dështoi duke barazuar me rezultat 1-1 ndaj Sampdorias në Olimpico.

Pas kësaj xhiroje, Milani arrin në gjashtë pikë ndërsa Interi në nëntë pikë, katër pikë më pak se lideri Juventus. /albeu.com/
Shtuar më 26/09/2012, ora 22:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori