Fitojnë Sevilla, Villareal dhe Getafe; mposhtet At. Madrid
Zhvillohen ndeshjet e kapionatit spanjoll. Sot është luajtur java e 6 e tij. Në këto ndeshje Sevilla mposht thellësisht Atletikon e Madridit me rezultatin 3-1 ku autorë të golave kanë qënë Negredo në minutën e 29, Perroti në minutën e 34 dhe Kanoute në minutën e 52,kurse për kryeqytetasit ka shënuar Kosta në minutën e 59. Fitore ka arritur edhe Villareali kundër Racing Santander me rezultatin 2-0 ku shënues kanë qënë Nilmar në minutën e 8 dhe Rossi në të 13-ën.

Getafe mund Herculesin me rezultatin 3-0 ku protagonist kanë qënë Parejo në minutën e 20,Diaz në minutën e 24 dhe Miku në minutën e 81. Malaga barazon me Almerian me rezultatin 1-1. Ka qënë Abeiyie ai që ka shënuar për Malagan në minutën e 50 dhe në të 76-ën barazon Uche për Almerian.Në barazim ka përfunduar edhe ndeshja mes Osasunës dhe Levantes ku golit të Pandianit në minutën e 72 I është kundërpërgjigjur Sergio në minutën e 79.

Java e 6 e kampionatit spanjoll mbyllet me ndeshjet Barcellona-Mallorca në orën 19:00 dhe Real Madrid-Deportivo la Coruna në orën 21:00. (albeu.com)


Shikoni golat:

Pas pak golat ...
Shtuar më 03/10/2010, ora 18:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori