Fiton Flamurtari, rrëmben vendin e katërt në Superligë
Flamurtari ka arritur të fitojë në përballje më skuadrën e Pogradecit në rezultatin
2-0 duke marrë tri pikët e para pas tre ndeshjeve radhazi pa fitore, në të cilat kishin regjistruar dy barazime dhe një humbje.


Golat janë shënuar nga Pejiç dhe Progni në minutat 15-të dhe 25-të. Me këtë fitore, vlonjatët ngjiten në kuotën e 30 pikëve dhe i rrëmbëjnë përkohësisht vendin e katërt Kastriotit. Ndërkohë, Laçi arriti të fitojë 2-0 ndaj Tomorit, në ndeshjen e luajtur në Krujë. Autor i të dy golave ishte Vilfor Hysa në pjesën e dytë, në 71’ dhe 87’. /albeu.com/
Shtuar më 25/03/2012, ora 19:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori