Fiton Kamza, "skuqet" ndeshja
Kamza ka mposhtur me rezultatin 1 me 0 Shkumbinin në ndeshjen hapëse të Kategorisë Superiore në vend. Golin e vetëm të takimit dhe atë që i dha fitoren kamzalinjëve e shënoi sulmuesi Pema në minutën e17-të të takimit.

Kamza me këtë fitore shkon në kuotën e 13 pikëve dhe rrit ndjeshëm shkallët në klasifikimin e përgjithshëm, ndërsa skuadra peqinase shtin problemet dhe dhimbjet e kokës për tranjerin beratas Kristaq Mile. Shkumbini mbetet në kuotën e 9 pikëve pas tetl ndeshjesh dhe është vetëm dy pikë larg vendit të fundit që e mban Bylis dhe Apollonia me një ndeshje më pak.

Ndeshja ka patur tre kartona të kuq duke treguar tensionin e lartë në këtë takim. Për vendasit u ndëshkuan Tafa dhe Capaj dhe për miqtë Mustafaj. /albeu.com/
Shtuar më 05/11/2011, ora 15:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori