Man United "hakmerret" dhe bën detyrën, PSG i falet Neymar (VIDEO)



Manchester United është kthyer te fitorja në Champions League pas humbjes befasuese 2-1 të pësuar kundër Basaksehir tri javë më parë.

Djajtë e Kuq janë hakmarrë kundër turqve, të cilët janë mposhtur 4-1 në Old Trafford mbrëmjen e sotme.

Protagonisti i mbrëmjes ka qenë Bruno Fernandes, autor i dy golave (7′, 19′). Dy golat e tjerë të anglezëve janë shënuar nga Rashford (35′, pen) dhe James (92′). Për miqtë kanë shënuar Turuc (75′).

Manchester kryeson Grupin H me 9 pikë pas katër javëve. Pas tyre renditet PSG, që mbrëmjen e sotme ka mundur Leipzig 1-0 falë një penalltie të Neymar (11′). Një penallti e dyshimtë e fituar nga Di Maria.

Francezët dhe gjermanët kanë nga gjashtë pikë, por skuadra e Tuchel ka një diferencë më të mirë golash.

Shtuar më 24/11/2020, ora 23:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori