Fiton Tirana, ndan kreun me Teutën
Tirana vazhdon të kryesojë Kategorinë Superiore pas fitores 1-0 së arritur gjatë ditës së sotme në përballjen me skuadrën e Kastriotit. Goli për Tiranën është shënuar nga Lika. Ndërsa të njëjtën kuotë prej 33 pikësh ka edhe skuadra e Teutës e cila ka arritur të marrë një barazim me skuadrën e Flamurtarit në 1-1.

Golat për dy skuadrat janë shënuar nga Nika dhe Pejic. Ndërsa skuadra e Skëndërbeut ka mundur Dinamon me dy golat e realizuar nga Muzaka. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2012, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori