Fiton United, lëndohet Van Persie (VIDEO)
Frikë në Manchester United. Pavarësisht fitores prej 2-0 në fushën e QPR, skuadra e Alex Ferguson po mban frymën për shkak të dëmtimit të sulmuesit holandez Robin Van Persie.

Shkalla e dëmtimit të bomberit nuk dihet ende, por sipas mediave britanike ai rrezikon seriozisht ndeshjen e kthimit të Champions League kundër Real Madrid.

Golat për United u shënuan nga Silva (23') dhe Giggs (80').

Manchester Unitedi arrin në 15 pikë më shumë se përcjellësi i parë, Manchester City, që nesër përballet me Chelsean. /albeu.com/

Shikoni golat:

Shtuar më 23/02/2013, ora 18:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori