Fitore e lehtë për Real Madrid (VIDEO)
Pas fitoreve me Granadan dhe Rayo Vallecanon ja ku vjen edhe fitorja e tretë rradhazi në dy javë për Real Madrid. "Los Blancos" mposhtën edhe Eibar në ndeshjen e javës së 31 të La Liga-s me rezultatin 3-0.

Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, ose më saktë në 10 minuta falë golave të Cristiano Ronaldos në minutën e 21 dhe Javier Hernandez në minutën e 31, ndërsa golin e tretë e shënoi Jese në minutën e 83.

Me këtë fitore Real Madrid ngjitet në kuotën e 73 pikëve, 1 më pak se Barcelona që luan në ora 18:00 në transfertën e Sevillas.

Me golin e shënuar sot Ronaldo qëndron në krye të golashënuesve të La Ligas kuotën e 38 golave. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2015, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori