Fitore e "lodhshme" për Bayern Mynih
Fitore e mundimshme për Bayern Mynih ndaj Augsburg në “SGL Arena”, por rezultati mund të ishte ndryshe nëse sulmuesi shqiptar, Edmond Kapllani nuk do të humbiste rastine pastër në fund të takimit, kur vetëm për vetëm me portierin e Bayern e përplas topin në trupin e Neuer.

Miqtë gjenden në avantazh të dy golave në 28 minuta lojë, me Gomez e Ribery që shënojnë për bavarezët por sfida ndryshon në 45 minutat e dyta. Vendasit shkurtojnë diferencën me Hosogai në minutën e 59, çka e detyron Bayernin të mendojë për prapavijën.

Trajneri i Augsburg, Luhukay dhe luan me 3 sulmues, duke aktivizuar Edmond Kapllanin në minutën e 75 të takimit. Ky i fundit, ka rastin më të mirë për të barazuar në minutën e 83, por gjuajtja e tij me të majtën, pritet nga Manuel Neuer. Asgjë për të bërë për vendasit, sfida përfundon 2-1, sukses që ngjit bavarezët në kuotën e 28 pikëve në vendin e parë, 5 më shumë se B. Dortmund i vendit të dytë. /albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori