Fitore e Malagës, Getafes dhe Vilarealit (VIDEO)
La Liga
Sulmuesit e skuadrave spanjolle janë treguar mjaft të disponuar në xhiron e dytë të La Ligës në futboll, pasi në gjashtë ndeshje të zhvilluara shënuan madje 29 gola.

Futbollistët e Malagës mposhtën të dielën Saragozën me rezultat 5:3 dhe realizuan fitoren e parë në edicionin e ri të garave.

Malaga në stadiumin “Romareda” pas 35 minutash avancoi me rezultat
5:0. Nga dy gola për mysafirët i shënuan Huanmi dhe Fernando, ndërsa golashënues i pestë ishte Kvinsi Ovusu-Abeje.

Futbollistët e Saragozës në vazhdim të takimit shënuan tri herë, por kjo ishte e pamjaftueshme për të arritur epërsinë e thellë të Malagës. Golat për vendësit i shënuan Edmilson, Marko Peres dhe Ander Herera.

Getafe para shikuesve të vet mposhti Levante me rezultat 4:1. Deri në minutën 14 vendësit avanconin 2:0, me golat e Hajme Gavilan dhe Adrian Kolunga. Mysafirët në minutën 14 zvogëluan epërsinë 1:2 përmes Rafe Zhorde, por vendësit me dy gola të shënuar në fund të takimit erdhën te fitorja e thellë. Golashënues ishin Gavilan dhe Havier Arizmendi.

Fitore bindëse arriti edhe Vilareal para shikuesve të vetë kundër Espanjollit me rezultat 4:0. Golashënues i dyfishtë për “nëndetësen e verdhë” ishte Xhyzepe Rosi, ndërsa nga një gol shënuan Borha Valero dhe Nilmar.

Sporting Hihon mundi si vendës skuadrën e Majorkës 2:0 dhe arkëtuan tri pikët e para në sezonin e ri. Vendësit erdhën në epërsi në minutën 47 përmes Alberto Botie, ndërsa rezultatin definitiv e vendosi Diego Kastro, nga penalltia katër minuta para përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë ndeshja Sevila-Deportivo ka përfunduar pa gola 0:0.
Të hënën takohen Almeria-Real Sosiedad.

Shikoni golat:

VILLARREAL 4-0 ESPANYOL

Shtuar më 12/09/2010, ora 23:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori