Fitore e Milanit, ngjitet ne poziten e dyte (VIDEO)
Albeu.com
Skuadra e Milanit e ka deklasuar Torinon në ndeshjen e fundit të javës së 32-të në Serie A për t’u barazuar me pikë me Juventusin, dhe falë golaverazhit më të mirë Rossonerët pozicionohen në vendin e dytë në tabelë me dhjetë pikë prapa Interit.Takimi i zhvilluar të dielën mbrëma në San Siro ndërmjet Milanit dhe Torinos ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve me rezultat prej 5-1.

Njeriu të cilin e kërkon vetë goli, Pippo Inzaghi, shënoi hat-trick në këtë përballje, duke bërë që pjesa e mbetur e ndeshjes të luhet vetëm për prestigj.

Golin e parë superPippo e shënoi në minutën e 13-të, të dytin (37’) pasi pranoi një krosim nga David Beckham, ndërsa kompletimin e hat-trickut ia mundësoi Ronaldinho, i cili bëri një pasim të bukur te ‘njeriu gol’, dhe Inzaghi nuk gaboi përballë portierit Sereni (60’).

Golin e katërt e shënoi Ricardo Kaka (68’) nga pika e bardhë, pasi gjyqtari kishte akorduar penallti për shkak të një ndërhyrje të portierit mysafir në Massimo Ambrosinin.

Golin e nderit për Toron e shënoi Ivan Franceschini (80’), ndërsa rezultatin përfundimtar e vendosi Ambrossini në minutën e fundit të kohës së rregullt.


Ja golat:











Shtuar më 20/04/2009, ora 04:54
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori