Fitore e sekondës së fundit, Gattuso: Ky është vetëm fillimi
Milan ka marrë një fitore spektakolare mbrëmjen e djeshme kundër Romës.

Golin e fitores në San Siro për Milanin e ka shënuar, Patrick Cutrone pas asissit të Gonzalo Higuain.

Por pavarësisht tre pikëve të marra me meritë, Gennaro Gattuso shprehet se Milani i tij mund të bëjë akoma edhe më mirë.

“Është ndeshja e dytë dhe tashmë njerëzit po më pyesin nëse është një pikë kthese. Kishim shumë keqardhje për disfatën ndaj Napolit, kemi luajtur edhe më mirë në 45 minutat e para sonte. Ka katër apo pesë ekipe që janë forcuar këtë sezon dhe ne jemi një prej tyre, por nuk mund të flas për një pikë kthese pas dy ndeshjeve të para. Unë e di se si punojnë djemtë tanë dhe se ne ende kemi nevojë të bëhemi një ekip në disa aspekte. Ne nuk mund të mendojmë se ne do të kontrollojmë çdo lojë kundër çdo kundërshtari. Ne duhet të luajmë topin dhe kjo është thelbësore”, ka deklaruar pas ndeshjes Gattuso. /albeu.com/

Shtuar më 01/09/2018, ora 09:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori