Fitore historike për Liverpool, keto janë fjalët e protagonistëve
The Reds arritën të bëjnë mrekullinë përballë Barcelonës teksa kthyen disavantazhin nga 0-3 në 4-3.

Këto janë disa nga komentet e futbollistëve të Liverpool.

Kapiteni i Liverpool Jordon Henderson: "E pabesueshme. Mendoj se njerëzit mendonin se kishim shanse. E dinim që do të ishte e vështirë, por jo e pamundur. Kjo është një mbrëmje e mrekullueshme."

Andy Robertson: "Kush do të shkojë në finale? Ne! Kjo ka rëndësi. Gini u fut në fushë për mua dhe shënoi dy gola. Çfarë skuadre. Ne besojmë. Alisson ka bërë disa pritje të pabesueshme. Do të luajmë ndeshjen e së dielës të mbushur me eufori. Nuk është në dorën tonë, por gjithçka mund të ndodhë në futboll, këtë sapo e vërtetuam."

Trent Alexander Arnold: "Pasimi i shpejtë te goli i katërt? Ishte instinktive. Pashë mundësinë dhe e shfrytëzova. Gini është një lojtar i madh, ai shënoi dy gola. Të gjithë do ta mbajnë mend këtë moment."

Divock Origi: "Rëndësi ka ekipi, jo golat e mi. Bëmë shumë mirë. E dinim që do të ishte një ndeshje e veçantë. Donim të luftonim për lojtarët e dëmtuar. Luftuam deri në fund!"
/albeu.com/


Shtuar më 07/05/2019, ora 23:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori