Fitore me përmbysje, Tirana shkatërron Kamzën
Tirana e nisi me fitore fazën e tretë në Kategorinë Superiore, pasi ka mposhtur Kamzën me rezultatin 4-1.

Pjesa e parë u mbyll në disavantazh, pasi Plaku çoi në avantazh të tijtë në minutën e 31', pasi i mori kohën Imamit, dhe mposhti Abibin me një goditje të fortë nga jashtë zone.

Bardheblutë reaguan, dhe në minutën e 39', fituan një penallti, ku edhe Beqiri doli me të kuq, pasi u ndëshkua me të dytin të verdhë. Por, nga 11-metra Avdyli priti përballë Ngos.

Gjithsesi, në fraksionin e dytë, Tirana u fut e vendosur në fushë, dhe ia doli të përmbyste. Hasani gjeti golin e barazimit në minutën e 59-të, pas një asistimi fantastik nga Ngo.

Gjithçka u përmbys në minutën e 67', pasi Ngo, shleu penalltinë e humbur, dhe shënoi me kokë, pas një harkimi nga Hasani nga goditja e këndit, që në një farë mënyre i shleu borxhin e golit të parë.

minutën e 74', Ngo bëri përsëri gjithçka mirë me topin e marrë në mesfushë, dhe nxorri sërish vetëm Hasanin me Avdylin, dhe shkodrani nuk fali. “Pokerin” e golave e plotësoi Doka, i cili me kokë shënoi golin e parë sezonal, pas harkimit të Hoxhallarit.

Me këtë fitore, Tirana renditet në vendin e 7 me 20 pikë, ndërsa Kamza mbetet e parafundit, me 15 pikë. /albeu.com/
Shtuar më 27/01/2019, ora 19:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori