Fitore rekordi për Bayern, vendos Shaqiri (VIDEO)
Fituan titullin kampion disa javë para se të mbyllet Bundesliga, shkuan në finalen e Kupës, shkatërruan 4-0 Barcelonën në gjysëmfinalen e parë të Champions League por Bayern Munchen nuk ndalet sërish. Bavarezët kanë fituar edhe ndeshjen e javës së 31 kundër Freiburg me rezultatin minimal 1-0.

Goli i fitores u shënua nga shqiptari Xherdan Shaqiri në minutën e 35 të ndeshjes. Gol ky jo vetëm që i jep tre pikët e rradhës bavarezëve por shënojnë edhe një rekord për këtë sezon: Bayern ka arritur të fitojë të gjitha ndeshjet e fazës së dytë të Bundesligës: 14 ndeshje 14 fitore.

Bayern arrit kuotën e 81 pikëve, ndërsa Freiburg ndalet në kuotën e 45 pikëve në vend të 5 duke bërë një hap fals përsa i përket luftës për një vend në Champions League.

Në ndeshjet e tjera, Bayer Leverkusen fitoi duke blinduar vendin e tretë dhe duke e thelluar më shumë krizën te Werder Bremen që rrezikon seriozisht rënien në Bundesliga II.

Borussia Dortmund luan sot në 18:30, ndërsa Schalke 04 nesër. /albeu.com/

Ja rezultatet:

Augsburg 3 - 0 Stuttgart
Bayer L. 1 - 0 Werder Bremen
Bayern Munich 1 - 0 Freiburg
Hoffenheim 2 - 1 Nurnberg
Wolfsburg 3 - 1 Monchengladbach
Shtuar më 27/04/2013, ora 18:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori