Fitorja e mrekullueshme e Usain
Bolt në finalen e 100 metrave në Lojrat Olimpike i shkaktoi
humbje të mëdha
kompanive të
basteve në të gjithë botën, që pas disa rezultateve të fundit jo të mira të rekordmenit të botës, ofruan koefiçentë befasisht të lartë për të në fillimin e garave.
Në disa kompani bastesh,
fitorja e
Bolt në një disiplinë që përfshinte edhe pesë njerëzit e tjerë më të shpejtë të të gjitha kohërave u kuotua me koefiçentin 1,8, duke inkurajuar shumë persona që të vendosnin baste për xhamajkanin.
Forma e tij e mirë bëri që në finale kuota të reduktohej në 1,2, përballë 4,5 të favoritit tjetër më të madh, Yohan Blake, por dëmi ishte bërë.
Si rrjedhojë e triumfit të
Bolt, me një rekord të ri olimpik,
kompanive të
basteve iu shkaktua miliona euro
humbje. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2012,
ora 19:30