Robin Krasniqi është kampioni i ri i botës, në WBA (regular – i thjeshtë) dhe IBO.
Djaloshi nga Juniku i
Kosovës bëhet shqiptari i parë që arrin të fitojë këto dy tituj, madje e bën pa qenë favorit dhe i habit mediat në Gjermani.
Boksieri shqiptar u përball me gjermanin Dominic Boesel në ‘GETEC Arena’ të Magdeburgut dhe ia doli të
triumfonte në raundin e tretë me ‘KO’.
Pas kësaj fitoreje të madhe, nuk munguan urimet e shumta, ndërsa Mërgim Mavraj, ish-kapiteni i Shqipërisë, bëri një koment
epik: ‘Ia ke fik
dritat si me qenë punëtor i KEK (Korporata Energjetike e
Kosovës)’.
Shtuar më 12/10/2020,
ora 08:34