Fituan derbin , futbollistët e Tiranës festojnë në clubet e kryeqytetit (VIDEO)
Tirana mposhti me rezultatin 2-1 Partizanin, ndeshje e vlefshme për javën e 15-të në Kategorinë Superiore.

Fitorja ishte ndryshe nga të tjerat, pasi pas 5 vitesh bardheblutë triumfonin në derbi ndaj të kuqve.

Sigurisht që ky triumf meritonte dhe një festë të speciale. Futbollistët e Tiranës janë mbledhur të gjithë së bashku dhe kanë festuar suksesin në një nga clubet e kryeqytetit.

Përmes videove të publikuara lojtarët shihen duke kërcyer dhe kënduar këngë të ndryshme, por kënga që e ndezi atmosferën tek futbollistët e Tiranës ishte ajo e Pajtim Strugës “ Tirona Kampion”.

Shtuar më 14/12/2019, ora 12:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori