“Fjalët e Messit na motivojnë”
Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet tha se shoku i tij i skuadrës është tip i heshtur, por se e dëgjojnë kur argjentinasi flet. Kujtojmë që Lionel Messi u emërua si kapiten i parë i Barcelonës në momentin e largimit të Andres Iniesta.

Messi është një lidër në fushë dhe kualiteti që ai disponon është për tu admiruar. Ai nuk flet shpesh, por kur e bën një gjë të tillë, të gjithë e dëgjojmë. Fjalët që ai thotë kanë shumë ndikim te ne”, tha mbrojtësi Lenglet.

Kujtojmë që pas dëmtimit të rëndë të Umtiti, Lenglet po aktivizohet vazhdimisht duke mbuluar qendrën e mbrojtjes së bashku me Pike. /albeu.com/
Shtuar më 02/10/2018, ora 13:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori