Fjalët e para të Coutinhos si lojtar i Barcelonës (FOTO LAJM)

Philippe Coutinho është prezantuar te Barcelona, i cili ka nënshkruar kontratën pesë vite e gjysmë me katalanasit.

Ylli brazilian tashmë ka hedhur firmën në letër. 25 vjeçari ka nënshkruar kontratë pesë vite e gjysmë që do ta mbajë në Barcelonë deri në vitin 2023, shkruan Albeu.com.

Ai u prezantua në Camp Nou dhe para gazetarëve tha se ëndrra u bë realitet.

“Dua të falënderoj presidentin, klubin për durimin që patën me mua gjatë gjithë kësaj kohe. Jam shumë i lumtur që gjendem këtu. Ëndrra më është bërë realitet”, ishin fjalët e para të Coutinhos pasi nënshkroi kontratën me Barcelonën. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori