Fjalët e para të Thiagos pas firmës me Liverpool
Liverpooli ka njoftuar të premten pasdite se ka kompletuar transferimin e Thiago Alcantaras nga Bayerni.

Mesfushori i Spanjës ka firmosur kontratë afatgjatë me kampionin e Anglisë. Është lojtari i dytë i transferuar nga Liverpooli, pas Kostas Tsimikas.

Mendoj se është ndjenjë e shkëlqyer. Po prisja për këtë moment dhe jam shumë, shumë i lumtur të jem këtu”, ka thënë Thiago, transmeton lajmi.net.

“Kur vitet kalojnë, ti provon të fitosh sa më shumë që mundesh, dhe kur fiton, dëshiron më shumë fitore. Mendoj se ky klub përshkruan atë që unë gjithashtu jam; Unë dua të arrij të gjitha synimet, të fitoj sa më shumë trofe të jetë e mundur.”

“Unë duhet të adaptohem me skuadrën sa më shpejtë që mundem në këtë situatë dhe kontekst që po jetojmë tani. Çdo gjë është më kompakte dhe ne kemi filluar pakëz vonë, por ky është akoma futboll dhe unë mendoj se duhet t’i përziejmë të gjitha gjërat e mëdha, të gjitha gjërat e mira që kemi. Unë do të ndihmojë skuadrën si në mbrojtje ashtu në sulm, dhe gjithashtu në aspektin mental.”

“Tifozët nuk mund të jenë më të emocionuar se unë, sigurisht. Nuk ka të bëjë me të thënit fjalë, ka të bëjë me të bërit gjëra. Do të lë zemrën në fushë për shokët e skuadrës, klubin dhe tifozët”, ishin fjalët e Alcantara.

Alcantara ishte i rëndësishëm te Bayerni dhe është përforcim i madh për Liverpoolin. Në edicionin e fundit luajti 40 ndeshje kurse fitoi Bundesligën, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve.
Shtuar më 18/09/2020, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori