Fjalët e Spalletit dhe Murinhos, takohen në një emër, Perisiç
Jose Mourinho ka pranuar se ende shpreson në nënshkrimin e Ivan Perisic.

Deri tani, klubi italian ka insistuar se lojtari nuk është në shitje, Luciano Spalletti duket se i ka dhënë Manchester United një shans, përcjell Albeu.com.

"Ne duam ta mbajmë Perisicin. Ai është një lojtar i rëndësishëm dhe ne jemi duke e llogaritur për të filluar sezonin e ri. Duke thënë këtë, nëse dikush vjen me një ofertë shumë të vështirë për të refuzuar, atëherë ne do ta konsiderojmë këtë, por ne do të duhet të gjejmë një alternativë të vlefshme edhe për Perisic" përfundoi Spalleti.

Ndërkohë Jose Murinho nga krahu tjetër mbrëmë deklaroi se i nevojeshin dhe dy lojtarë, ku njëri ishte nje lojtarë krahu. I cili të luante në të dy krahët shumë mirë, tiparet e Ivan Perisiç. /albeu.com/
Shtuar më 26/07/2017, ora 15:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori