Fjalët Kamberit nervozuan tifozët e Hibernian, flet ish trajneri i futbollistit
Trajneri i Hibernain, Jack Ross ka folur për largimin e Kamberit drjt Rangers në formë huazimi.

Ai është shprehur skeptik nëse tifozët do ta presin mirë pasi të mbarojë periudha e huazimit.

Sipas tij Kamberi do ta ketë të vështirë të fitojë prap respektin e tifozëve pas deklaratave që ka bërë kur është larguar nga klubi, ku kishte thënë se e kishte ëndërr të transferohej te Rangers.

"Secili lojtar sillet në mënyrë të ndryshme. Secili lojtar zgjedh fjalët e tij. Ai i ka zgjedhur fjalët e tij dhe ai i ka thënë ato. Nuk kishte si të keqkuptohej", është deklaruar Rossi.

Po ashtu Jack Ross vazhdoi të komentoi në lidhje me largimin e Kamberit duke thënë "Është bërë shumë sfiduese që Kamberi të kthehet te Hibernian. Kam lexuar fjalët e tij dhe mendoj që është mjaftë e qartë. Unë mendoj që ai mund të kishte zgjedhur fjalët e tij më me kujdes kështu nuk do ta vinte veten në pozitë të vështirë".

Florian Kamberi u transferua më 31 janar në formë huazimi te Rangers dhe huazimi i tij do të përfundoj më 31 maj, 2020./
Shtuar më 03/02/2020, ora 16:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori