Fjalimi i Dukës para Kombëtares: Duhet të tregoni se dini të kapërceni edhe në momente të vështira
Në një takim të organizuar para miqësores me Ukrainën, presidenti Duka dhe trajneri Panucci, kanë mbledhur ekipin në Francë, duke i kërkuar të harrojnë paraqitjen me Kosovën, dhe të shohin përpara.

"Nuk bëmë një paraqitje të mirë kundër Kosovës dhe kjo ndoshta ua bën pak më të vështirë ndeshjen me Ukrainën, por duhet të tregoni se dini të kapërceni edhe në momente të vështira! me Ukrainën duhet të tregoni se dini të reflektoni. Mos e mbani mendjen më te Kosova. Gjatë stërvitjes ju kam parë të angazhuar dhe dëshiroj që atë impenjim t’a përktheni edhe gjatë ndeshjes me një paraqitje dinjitoze!

Ndeshjet fitohen dhe humben por të paktën duhet të rikthehemi të luajmë siç i ka hije Shqipërisë!

Një kërkesë kam: mos e ktheni kokën pas. Luani me dinjitet dhe dëshirë!"

Kam besim tek ju. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2018, ora 23:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori