Flamurati "tris" Apollonisë
Pëlqej
Flamurtari ka mposhtur Apolloninë me rezultatin 3-0, golat u shënuan të gjith në pjesën e dytë.

Vlonjatët krijuan dy raste të mira për shënim që në minutat e para të ndeshjes. Fillimisht ishte Muzaka që u ndal nga portieri Cakovic ndërsa pak sekonda më pas Abilaliaj nuk kishte me vete fatin, pasi topi i goditur prej tij fluturimthi përfundoi pak centimetra jashtë portë.

Në të 11-të, Abilaliaj provoi dhe me kokë por pa rezultat. Presioni i Flamurtarit vazhdoi dhe në minutën e 26-të, kur një predhë e Telushit u ndal nga Cakovic që reagoi shumë mirë. Gardiani i fierakëve ashtu si ndaj Partizani ishte në një formë të shkëlqyer duke ndalur dhe goditjen e Gilman Likës në të 30-tën. Ndërsa në të 36-tën, kapiteni Muzaka me kokë nuk arriti të devijonte në kuadrat.

Me shifra të pandryshuara u mbyll pjesa e parë. Dhe në pjesën e dytë, Cankovic u shndërrua në pengesë për Flamurtarin, me Vucajn që provoi nga distanca e portierin e fierakëve që fluturoi për të evituar golin. Gjithsesi vetëm pak sekonda më pas, në të 61-tën, Cankovic nuk mund të bënte asgjë për të frenuar Telushin, që shënoi një gol fantastik.

Flamurtari nuk e uli ritmin por vazhdoi të sulmonte, me Muzakën që në të 67-tën goditi dhe shtyllën. Në të 69-tën, një tjetër shtyllë e Muzakës do të shërbentë si asist për golin e parë shqiptar të Gelashvilit, që me portën e hapur përpara tij nuk mund të gabonte. Gjithsesi nuk mund të kishte festë të plotë pa Muzakën, që kishte qenë një prej më të mirëve në fushë për të tijtë. Në të 84-tën, kapitenit të vlonjatëve ju dha mundësia të realizonte nga pika e bardhë.

3-0 ishte dhe rezultati përfundimtar me Flamurtarin që mori 3 pikë të rëndësishme për ambiciet e tij për titull, ndërsa Apolonia ashtu si në javën e parë ndaj Tiranës, u shfaq e brishtë në mbrojtje, dhe Cakovic i vetëm nuk mund të ndalë gjithmonë 11 kundërshtarë.

FLAMURTARI-APOLONIA 3-0
Golat: Telushi 61′, Gelashvili 70′, Muzaka 85′ (pen)
Gjyqtare: A.Beqiri, D.Agaraj, E.Barushi
Shtuar më 10/09/2014, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori