Flamurtari arratiset, Skënderbeu e ndjek pas
Pëlqej
Është luajtur këtë javë java e 12 e superligës shqiptare ku Tirana ka mposhtur në kryeqytet Elbasanin me rezultatin 3-1. Bardheblutë kanë lënë pas problemet dhe po rikthehen fuqishëm pasi kanë marrë vendin e katërt në tabelë. Vlaaznia ka marrë një barazim në Ballsh me rezultatin e bardhë 0-0. Shkodranët vazhdojnë me luhatjen e tyre në këtë kampionat. Ujqërit e Korçës fitojnë thellë në shtëpine e tyre kundër Besës së Kavajës me rezultatin 4-0. Kavajasit janë plotësisht në krizë dhe lundrojnë në ujërat e ftohtë të kampionatit. Supersfida e kësaj jave e kampionatit shqiptar, ajo mes Flamurtarit dhe kampinëve në fuqi të Dinamos ka përfunduar me fitoren e vendasve vlonjatë me rezultatin 3-1. Vlonjatët konfirmohen si pretendentë kryesorë për fitimin e titullit kampion. Laçi mund Teutën në fushën e tij minimalisht me rezultatin 1-0. Ndërkohë që sfida përmbyllëse e kësaj jave në kampionatin shqiptar do të luhet sot ku Kastrioti do të presë Shkumbinin.(albeu.com)

Kampionati Shqipëtar i futbollit. Java 12

Bylis-Vllaznia 0-0
Tirana-Elbasani 3-1
Skënderbeu-Besa 4-0
Flamurtari-Dinamo 3-1
Laçi-Teuta 1-0
Kastrioti-Shkumbini 22.11.2010
Pikë
1. Flamurtari 28
2. Skënderbeu 25
3. Dinamo 23
4. Tirana 18
5. Vllaznia 18
6. Laçi 17
7. Teuta 15
8. Shkumbini 14
9. Kastrioti 11
10. Bylis 11
11. Elbasani 9
12. Besa 8
Shtuar më 22/11/2010, ora 14:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori