Flamurtari e nis me fitore aventurën evropiane në futsall
Flamurtarin e ka nisur në mënyrën më të mirë fazën paraelimantore të Kupës së Europës në futbollin në sallë. Kampionët e Shqipërisë e nisën me një fitore 5-1 këtë kompeticion, pasi mundën islandezët e Olafsvsik.

Vlonjatët ishin shumë të saktë përpara portës dhe pas arritën të shënonin 3 herë me Kocovic, që ishte futbollisti më i mirë i ndeshjes, një herë me Alovic, dhe një herë me Bllumbi, ndërsa për miqtë shënoi Turudija kur rezultatin ishte 5-0. Në këtë fazë, Flamurtari gjendet i shortuar në Grupin E, bashkë me luksemburgasit e Diferdanzhe dhe gjermanët e Hamburgut.

Ndeshjen e dytë vlonjatët do ta luajtën këtë pasdite, teksa në orën 19:00 do të ndeshen me Hamburgun që fitoi 6-2 ndaj Diferdange, ndërsa sfidën e fundit do ta luajnë me luksemburgasit. Skuadra që renditet e para në grup siguron kalimin për më tej. /Albeu.com/
Shtuar më 26/08/2015, ora 10:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori