Flamurtari ka arritur të fitojë në fushën e Luftëtarit me
rezultatin 3-2. Në Gjirokastër, kuqezinjtë e drejtuar nga Hulian Rubio kanë fituar mes ankthit, pasi deri në
minutat e fundit të takimit rrezikonin seriozisht të ktheheshin në Vlorë duarbosh.
Kjo për faktin se gjirokastritët e drejtuar nga Nevil Dede e kanë parë veten dy herë në avantazh. Në të 8-ën Shenaj dhe në të 61-tën Liçaj shënuan për Luftëtarin, falë edhe gabimeve të pafalshme të portierit Koliçi. Megjithatë,
Flamurtari është përgjigjur falë një Migen Memelli në super-formë dhe me tre gola
thuajse identikë. Bomberi ka shënuar në
minutat 59 dhe 84, duke barazuar dy herë
rezultatin, ndërsa në minutën e katër shtesë të ndeshjes, ai ka vulosur edhe rrjetën e trimfit të skuadrës bregdetare. Me këtë fitore shumë të rëndësishme, vlonjatët ngjiten në vendin e tetë, në kuotën e 9 pikëve. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2012,
ora 17:13