Flamurtari humb gjyqin me ish-trajnerin
Skuadra e Flamurtarit e nisi sezonin me objektiva madhor, por mesa duket planet nuk po shkojnë ashtu siç duhet. Rezultateve negative i është bashkangjitur edhe një tjetër problem i madh. Bëhet fjalë për ish-trajnerin Stanislav Levin.

Çeku ka hapur gjyq në FIFA duke akuzuar klubin vlonjat për rroga të pashlyera dhe duket se e ka fituar përballjen me ekipin shqiptar. Shuma që ai pritet të marrë nga Flamurtari është 100 milionë lekë.
Ai e drejtoi skuadrën në vitin 2016, por më pas u largua për shkak të problemeve financiare. /albeu.com/
Shtuar më 20/10/2018, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori